| Bookmark and Share

29 Maj 2009

Sot, më 29.05.2009, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Dr. Vladimir Kristo, priti në ambientet e kësaj gjykate Z. Ginyo Ganev, Ombudsmani Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Bullgarisë, i cili po zhvillon në Shqipëri një vizitë dy ditore me ftesë të Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë takimit, Z. Kristo bëri një paraqitje të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe në veçanti, nga të dy palët, u evidentuan përvojat respektive lidhur me rolin e institucionit të Ombudsmanit në gjykimin kushtetues.
Z. Ginyo Ganev shoqërohej në këtë vizitë edhe nga Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, SH.T.Z. Theodor Rousinov, si dhe Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë, Z. Ermir Dobjani.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.