Mirësevini në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës Kushtetuese. Ideja dhe qëllimi ynë është që nëpërmjet kësaj faqe të ofrojmë një informacion të plotë mbi bazën kushtetuese, funksionimin dhe aktivitetin e këtij institucioni, pasi ndjejmë një detyrim qytetar për ta bërë Gjykatën Kushtetuese një institucion transparent, të afërt, të prekshëm dhe sa më të besueshëm për publikun.
Fjala përshëndetëse e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar me rastin e 110 vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë, 10 maj 2023
Në datën 10 maj 2023, e cila përkon edhe me Ditën e Drejtësisë, u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare me temë: “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë nga identiteti kombëtar te vlerat universale, e cila u organizua nga Gjykata e Lartë me rastin e 110 vjetorit të themelimit të saj.
|
|
|