Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Hapja e vitit gjyqësor të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), Strasburg, Francë, 24 qershor 2022

Me ftesë të z. Robert Spano, Kryetar i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, mori pjesë në veprimtaritë e organizuara me rastin e hapjes së vitit gjyqësor të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat u zhvilluan në Strasburg, Francë, më 24 qershor 2022.

Në këtë kuadër, u zhvillua seminari gjyqesor me temë: "Mbrojtja e të drejtave të njeriut në kohë pandemie: sfidat dhe perspektivat e reja". Gjatë seminarit u referua dhe diskutua rreth tri nën-temave lidhur me: 1) kufizimet e të drejtave të njeriut në kohë pandemie; 2) detyrimet pozitive për Shtetet gjatë një pandemie; dhe 3) procedurat para gjykatave.

Seminari vijoi me seancën solemne të hapjes së vitit gjyqësor 2022 të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila është ndjekur dhe përshëndetur edhe nga Sh.T.Znj. Aikaterini Sakellaropoulou, Presidente e Republikës Greke. E ftuara e nderit dhe folësja kryesore për këtë vit ishte Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, znj. Dunja Mijatoviċ, që së bashku me z. Robert Spano, Kryetar i Gjykatës, referuan për të gjithë pjesëmarrësit e ftuar, përfaqësues të gjykatave më të larta të shteteve anëtare të Këshillit të Europës, si dhe përfaqësues të autoriteteve lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.