Institucioni
Përbërja
perberja

[...]

Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njofton se pranë kësaj Gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me subjekte të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, Banka e Shqipërisë dhe Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve,  me objekt: “Kontrolli i kushtetutshmërisë së shprehjes “Gjykata duhet të parashikojë kamatat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare” në shkronjën “d”, të paragrafit të pestë, të nenit 511 të Kodit të Procedurës Civile”, e cila ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.