Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në zbatim të nenit 221 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar me ligjin nr.47/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, publikon më poshtë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:

1. Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese;
2. Znj. Elsa Toska, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese;
3. Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare në Gjykatës Kushtetuese;
4. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese;
5. Z. Altin Binaj, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
6. Z. Përparim Kalo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
7. Znj. Sonila Bejtja, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.