| Bookmark and Share

Los Angeles, California, 16 - 23 mars 2005

Me ftesë të Advocate’s International, nga data 13 deri me 28 mars 2005, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese i kryesuar nga z. Gjergji Sauli, Kryetar, dhe i përbërë nga z. Fehmi Abdiu, z. Kristofor Peçi, z. Xhezair Zaganjori, z. Petrit Plloçi, znj. Vjollca Meçaj, z. Sokol Sadushi, z. Kujtim Puto, anëtarë, dhe znj. Alma Çomo, drejtore e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, zhvilloi një vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizita ishte e  programuar në dy pjesë. Gjatë pjesës së parë vizita u zhvillua në Los Angeles – California, në datat 16 – 23 mars, 2005.

Gjatë qëndrimit në Los Angeles, delegacioni shqiptar mori pjesë në një sërë veprimtarish, ku mund të përmenden Konferenca për Ndihmësat e Gjyqtarëve, vizita në Gjykatën e Distriktit për Distriktin Qëndror të Kalifornisë, si dhe vizita në Gjykatën e Lartë të Los Angeles. Pjesa e dytë e vizitës u zhvillua në Washington D.C., në datat 23 – 27 mars 2005.

Gjatë qëndrimit në Washington, delegacioni shqiptar vizitoi Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjykatën Federale të Pretendimeve, Qendrën Gjyqësore Federale, si dhe pati takime mjaft të rëndësishme me autoritete të lartë të sistemit gjyqësor amerikan.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.