Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM

Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, i kërkuar nga gjykatat (Kontroll incidental)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njofton se në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me objekt: “Shfuqizimi i nenit 377 të Kodit Civil, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, është vendosur kalimi për shqyrtim në seancë plenare publike dhe bashkimi i tyre në një çështje të vetme, duke u thirrur si subjekte të interesuara Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Dhoma Kombëtare e Noterisë dhe Avokati i Popullit.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.