Ne kemi kaluar në një version të ri të uebsajtit për t'ju ofruar një përvojë dhe përmbajtje më të freskët. Të gjitha informacionet dhe përditësimet e ardhshme do të publikohen vetëm në faqen e re. Ju presim atje!”
Tryezë pune me këshilltarët e Njësisë së Shërbimit Ligjor në Gjykatën Kushtetuese, 22 shtator 2023
Gjykata Kushtetuese, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, organizoi sot, më 22 shtator 2023, një tryezë pune me këshilltarët e Njësisë së Shërbimit Ligjor pranë kësaj gjykate, punimet e së cilës u drejtuan dhe moderuan nga Kryetarja e Gjykatës, znj. Holta Zaçaj.
Tryeza u fokusua në procesin e hartimit të vendimeve gjyqësore kushtetuese bazuar në standarde të unfikuara dhe metodologji të strukturuar, si një element shumë i rëndësishëm për veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka ndërmarrë hapa për rregullimin dhe plotësimin e kuadrit të brendshëm rregullator, përfshirë edhe standardizimin e akteve të saj.
Kryetarja dhe këshilltarët e Gjykatës diskutuan çështje që lidhen me analizën dhe shkrimin e vendimeve të Gjykatës, me qëllim rritjen e cilësisë dhe përmirësimin e veprimtarisë vendimmarrëse, në funksion të rritjes së eficiences dhe transparencës, si dhe lehtësimit të konsultimit të vendimeve të saj.