Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Nënshkruhet Marrëveshja Kuadër për Bashkëpunim Institucional ndërmjet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë

Në datën 19 shkurt 2024, në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, u nënshkrua Marrëveshja Kuadër për Bashkëpunim Institucional ndërmjet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë. Për Gjykatën Kushtetuese, nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga Kryetarja e kësaj gjykate, znj. Holta Zaçaj, dhe për Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë nga Kryetari i Dhomës, z. Maksim Haxhia.

Marrëveshja ka si qëllim nxitjen dhe mbështetjen e interesit të përbashkët të dy institucioneve në zhvillimin e mendimit juridik, të doktrinës dhe të botimeve shkencore, me qëllim promovimin e kërkimit shkencor dhe rritjen e kapaciteteve të praktikantëve të ligjit, kryesisht nëpërmjet realizimit të aktivitete shkencore të përbashkëta dhe periodike. Këto aktivitete do të jenë në formën e konferencave shkencore, trajnimeve, seminareve dhe tryezave të përbashkëta të punës, në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të lidhura me to.

20

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.