Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Njoftim

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 28.06.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se një e pesta e deputetëve), me objekt: “Shfuqizimin pjesërisht të ligjit nr. 97/2019 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore””, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin pjesërisht të zbatimit të ligjit nr. 97/2019 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore””.
Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese konstatoi se nuk u arrit numri i kërkuar i votave për vendimmarrje, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në lidhje me legjitimimin ratione temporis të kërkuesit për vënien në lëvizje të këtij gjykimi kushtetues për sa i përket momentit nga i cili fillon të llogaritet afati 2-vjeçar i paraqitjes së kërkesës, i parashikuar nga neni 50, pika 1, i po këtij ligji, pra nëse llogaritet nga koha e hyrjes në fuqi të aktit normativ me fuqinë e ligjit apo të ligjit miratues të tij.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese

VENDOSI:

- Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.