Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Njoftim për shtyp

Në datën 23.11.2021 është zhvilluar me këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë një seminar për ankimin kushtetues individual, i cili kishte si synim rritjen e mëtejshme të aftësive të tyre në shqyrtimin e këtyre ankimeve, e cila është tashmë një kompetencë e zgjeruar e Gjykatës Kushtetuese pas reformave kushtetuese dhe ligjore të vitit 2016.  Ky aktivitet nuk do të kishte qenë i mundur pa kontributin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, përfaqësuesit e të cilës ndanë modelin gjerman të ankimit kushtetues individual dhe i’u përgjigjën pyetjeve specifike të parashtruara nga pjesëmarrësit në seminar.

Seminari u zhvillua si një bisedë e frytshme, ku pjesëmarrësit patën edhe mundësinë të parashtronin e diskutonin lidhur me raste konkrete dhe jurisprudencën e dy gjykatave kushtetuese.  Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Konrad Adenauer Stiftung mbështetën dhe koordinuan organizimin e kësaj veprimtarie.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.