Ne kemi kaluar në një version të ri të uebsajtit për t'ju ofruar një përvojë dhe përmbajtje më të freskët. Të gjitha informacionet dhe përditësimet e ardhshme do të publikohen vetëm në faqen e re. Ju presim atje!”
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e thirrur nga Kryetarja zonja Vitore Tusha, bazuar në nenet 7/d, 12, pika 2, shkronja “a” dhe 13, shkronja “e”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenet 11, pika 2, shkronja “ë”, pika 3, shkronja “a”, dhe 22, pika 1, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, zhvilloi ditën e hënë, më 16.01.2023, ora 11:30, Mbledhjen e Gjyqtarëve me rend dite si vijon :
1. Caktimin e kolegjeve të Gjykatës Kushtetuese, organizimin e shortit për këtë qëllim.
2. Diskutimin në lidhje me fillimin e procedurës për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi:
1. Procedura për caktimin e kolegjeve për vitin 2023 të zhvillohet pas fillimit të detyrës së gjyqtares së zgjedhur nga Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë në datën 16.01.2023.
2. Vijimin e funksionimit të kolegjeve sipas përbërjes ekzistuese.
3. Ndryshimi i vendimit nr. 19, datë 15.12.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për përbërjen e kolegjit numër 2 si më poshtë:
Kolegji 2: Kryesuese Sonila Bejtja
Anëtar Genti Ibrahimi
Anëtare Marjana Semini
4. Fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
5. Kërkesa për shprehje interesi nga gjyqtarët mund të paraqitet jo më vonë se 7 ditë nga fillimi i detyrës së gjyqtares së zgjedhur nga Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë në datën 16.01.2023.