Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Kongresin e 28-të Botëror të Drejtësisë, 20 – 21 korrik 2023

Me ftesë të Dr. Dr.h.c. Javier Cremades, Kryetar i World Law Foundation & World Jurist Association, si dhe të Prof. Dr. Dr.h.c.mult. Rainer Arnold, shef i Katedrës Jean Monnet, Universiteti i Regensburgut, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, znj. Holta Zaçaj, dhe i përbërë nga znj. Marsida Xhaferllari, znj. Fiona Papajorgji, znj. Marjana Semini, gjyqtare, po merr pjesë në Kongresin e 28-të Botëror të Drejtësisë, i cili po i zhvillon punimet në New York, USA, në datat 20 – 21 korrik 2023.

Gjatë ditës së parë, Kongresi i 28-të Botëror i Drejtësisë u organizua me disa tryeza diskutimesh ku pati referime nga panelistë të ndryshëm nga e gjithë bota. Përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese referuan në disa prej paneleve, të cilat ishin edhe pjesë e integruar e Kongresit të XXIII-të Ndërkombëtar për të Drejtën Europiane dhe të Krahasuar. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, referoi në panelin me titull: Liria e shprehjes në epokën digjitale; gjyqtarja Marsida Xhaferllari në panelin me titulli: Shteti i së drejtës, drejtësia kushtetuese dhe teknologjia; dhe gjyqtaret Fiona Papajorgji dhe Marjana Semini në panelin me titull: Universaliteti i shtetit të së drejtës.

Gjatë ditës së dytë po zhvillohet një Sesion Plenar në Hollin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me prezencën e Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit të Bashkimit Europian, dhe Shkëlqesisë së Tij, Mbretit Felipe VI të Spanjës.

Po ashtu, në datën 18 korrik 2023, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese është pritur në një takim zyrtar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nga znj. lze Brands Kehris, Asistente e Sekretarit të Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut.

21 21 21 21

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.