Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Pjesëmarrje në tryezën e punës me temë: “Planifikimi strategjik dhe kuadri rregullator i brendshëm i Gjykatës Kushtetuese”, 28-29 korrik 2023

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer dhe zyrën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, në datat 28 dhe 29 korrik 2023, zhvilloi tryezën e punës me temë: “Mbi planifikimin strategjik dhe kuadrin rregullator të brendshëm të Gjykatës Kushtetuese”.

Në këtë aktivitet mori pjesë trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues të stafit administrativ, si dhe përfaqësues të partnerëve mbështetës – Fondacionif Konrad Adenauer dhe zyrës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri). Kjo tryezë organizohet në vijim të mbështetjes që këta partnerë kanë ofruar për Gjykatën Kushtetuese, edhe në kuadër të hartimit të dokumentit të parë strategjik të kësaj gjykate, si dhe të planit të tij të veprimit.

Aktiviteti u hap me fjalët përshëndetëse të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, z. Tobias Ruttershof, Drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer, dhe znj. Luljeta Krasniqi, Këshilltare Ligjore Lokale, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, gjatë të cilave u evidentua rëndësia e mbështetjes së Gjykatës Kushtetuese në funksion të përmbushjes së misionit të saj kushtetues. Gjatë këtij aktiviteti u diskutua lidhur me kuadrin rregullator të brendshëm të Gjykatës Kushtetuese, duke përfshirë strukturat përbërëse respektive, si dhe u ra dakord që piketat për planin e ri strategjik për periudhën 2024-2026 të vijojnë të dikutohen gjatë muajit shtator 2023.

30 30 2023-07-30 at 08 2023-07-29 at 11 2023-07-29 113422 30

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.