Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Publikimi i Buletinit Periodik të Gjykatës Kushtetuese për vendimet e periudhës kohore janar-shkurt 2024

Në kuadër të komunikimit të vazhdueshëm me publikun dhe median, të garantimit të transparencës, si dhe të rritjes së aksesit në Gjykatën Kushtetuese, si një nga parimet më të rëndësishme dhe thelbësore të administrimit të drejtësisë, Gjykata publikon për herë të parë Buletinin Periodik të vendimmarrjes së saj.

Ky buletin paraqet një përmbledhje të çështjeve të shqyrtuara nga Gjykata për të cilat është dhënë vendim gjatë periudhës janar-shkurt 2024. Si një risi në veprimtarinë e Gjykatës, botimi i Buletinit Periodik ka si qëllim informimin dhe njohjen e praktikantëve të së drejtës, studiuesve të ligjit, e çdo lexuesi, me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, dhe me qëndrimet e mbajtura prej saj. Kështu, botimi i sjell vendimet në mënyrë të përmbledhur dhe me një gjuhë lehtësisht të kuptueshme për lexuesin. Për secilën prej tyre, paraqiten faktet që lidhen me çështjen konkrete, vlerësimi i Gjykatës lidhur me pretendimet e kërkuesit, ashtu edhe vendimmarrja e mënyra e votimit.

Në këtë numër të parë gjenden të gjitha vendimet përfundimtare të dhëna gjatë periudhës në fjalë, si dhe disa vendime të përzgjedhura të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Buletini Periodik i Gjykatës Kushtetuese për vendimet e periudhës kohore janar-shkurt 2024 .pdf

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.