Institucioni
Përbërja
foto-e-trupes-small

[...]

SHPALLJE

Njoftojmë se në datën 02.11.2022, ora 10:00, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë do të marrë në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh kërkesën e paraqitur nga kërkuesit Bejaze Veizaj, Tefta Veizaj, Esat  Veizaj, me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut i vendimit nr. 752, datë 29.03.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; i vendimit nr. 611, datë 30.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; i vendimit nr. 1158, datë 21.10.2015 të Gjykatës së Apelit Vlorë; i vendimit nr. 00-2021-1694, datë 18.10.2021 të Gjykatës së Lartë, Kolegji Civil”.
Për subjektet e interesuara në këtë gjykim Violeta Veizaj, me adresë: Bilisht, Korçë,   Pajtim Veizaj, me adresë : Lagja “Partizani”, rruga “Drashovica”, nr.44, Vlorë dhe Astrit Veizaj, me adresë: Lagja “1 Maji”, rruga “Mis Durham” Vlorë, bazuar në nenin 38, pika 3, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar, si dhe nenin 133, shkronja “a” dhe “b” të Kodit të Procedurës Civile, duke qene se vendqëndrimi i këtyre subjekteve të interesuara nuk është i saktë, bëjmë këtë shpallje.
 


                                                                                              Tiranë, më 29.09.2022

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.