Institucioni
Përbërja

[...]

SHPALLJE

Njoftojmë se në datën 19.09.2023, ora 10.00, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë do të marrë në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh kërkesën me kërkues shoqëria “Ndrekaj” sh.p.k, me objekt :“ Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2022-1201 (246), datë 16.06.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe traktatet ndërkombëtare në fuqi. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë.”.

Për subjektin e interesuar në këtë gjykim shoqëria “Ing.Claudio Salini Grandi Lavori S.P.A & Salvatore Matarrese S.P.A.”, me adresë rruga “Sami Frashëri”, pallati “Hekla”, nr.31, Tiranë, bazuar në nenin 38, pika 3, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenet 133/a dhe 133/b të Kodit të Procedurës Civile, duke qene se vendqëndrimi i këtij subjekti të interesuar nuk është i saktë, bëjmë këtë shpallje.

Tiranë, më 24.07.2023

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.