Njoftojmë se në datën 20.06.2024, ora 10.00, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë do të marrë në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh kërkesën me kërkues Anastas Risto, me objekt :“ Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut të vendimit nr. 00-2023-2152, vendimi (281) të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. ” dhe subjekte të interesuara në këtë proces Mehmet Lamko dhe Igli Maçi.
Për subjektin e interesuar në këtë gjykim Igli Maçi, me adresë: Rruga “Prokop Mima”, Pallati ngjitur me Kolegjin “Kristal” Tiranë, bazuar në nenin 38, pika 3, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenet 133/a dhe 133/b të Kodit të Procedurës Civile, duke qenë se vendqëndrimi i këtij subjekti të interesuar nuk është i saktë, bëjmë këtë shpallje.
Tiranë, më 22.04.2024