| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Seancat gjyqësore Dhjetor 2023

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5, Anxhela Gjini, Alesia Cara, Diora Hoxha, Argisa Troka, Xhesika Xhebexhiu, Juri Taullau, Sindy Allamani, Isabela Tabaku, Dea Guri, Natali Bliu, Joel Plaku, Mikel Seferi, Reant Kullaj, Bruneli Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli Ministrave “Shfuqizimi i nenit 4, pikat 1, shkronja “c”, 2, shkronja “b”, 3, shkronja “b” dhe nenit 5, fjalia e parë, të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.” 21 Dhjetor, 2023 10:00
2. Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, seancë plenare publike Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Dhoma Kombëtare e Noterisë dhe Avokati i Popullit “Shfuqizimi i nenit 377 të Kodit Civil, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”. 19 Dhjetor, 2023 10:00
3. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, seancë plenare publike Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Agjencia e Trajtimit të Pronave “Shfuqizimi i pikës 2 të nenit 1 dhe pikave 1, 2 dhe 5 të nenit 2 të ligjit nr. 77/2022, datë 17.11.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave””, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i pikave 2, 3/1 dhe 3/2, shkronja “c”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i pikës 8 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar”, në pjesën që shton pikën 16/7 në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave, si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të këtyre akteve deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.” 13 Dhjetor, 2023 10:00
4. Dhoma Avokatisë së Shqipërisë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit seancë plenare publike Këshilli Ministrave, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, , Prokurori i Përgjithshëm “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën të Vendimit te Këshillit të Ministrave nr.495, datë 21.07.2022 “Për riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave”. 07 Dhjetor, 2023 11:30
5. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata “Për mbrojtjen e pronave dhe mjedisit të pellgut të Drinit të Zi”, Shoqata “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës”, seancë plenare publike Kuvendi Shqipërisë, Këshilli Ministrave, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, Shoqëria “Bechtel International INC” “Shfuqizimi i ligjit nr. 38/2021, datë 23.03.2021 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Shfuqizimi i vendimit nr. 485, datë 30.07.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kontratës së fazës së parë “Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenergjetik i Skavicës” ndërmjet KESH sh.a. dhe Bechtel Limited”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 38/2021, datë 23.03.2021 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës” dhe të vendimit nr. 485, datë 30.07.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kontratës së fazës së parë “Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenergjetik i Skavicës” ndërmjet KESH sh.a. dhe Bechtel Limited” derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.”. 12 Dhjetor, 2023 10:00
6. Laureta Selimaj, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Ministria Financës dhe Ekonomisë, Prokuroria e Përgjithshme. Shfuqizimin e vendimit nr.28, datë 22.11.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave të gjykimit”. 07 Dhjetor, 2023 10:00
7. Gjergj Vladi, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Ministria e Mbrojtjes, Presidenti Republikës së Shqipërisë Shfuqizimi si antikushtetues të vendimit në dhomë këshillimi nr. 00-2022-4518 (447), datë 22.12.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 4483, datë 25.05.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”. 06 Dhjetor, 2023 12:00
8. Shoqëria “ÇELA – X” SH.P.K., Pëllumb Çela, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Arjan Avllaj, Shoqëria “Ani” Sh.P.K., Shoqëria “Alba Ceramica N” Sh.P.K “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut të vendimit nr. 9577, datë 06.10.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimit nr. 433, datë 16.10.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, vendimit nr. 00-2016-2892, datë 11.11.2016 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi), vendimit nr. 163, datë 29.06.2017 të Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.”. 06 Dhjetor, 2023 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.