Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë

Sot, në datën 17.05.2023, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, zhvilloi në ambientet e kësaj Gjykate një takim me z. Olsi Dekovi, Shefi në detyrë i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, i cili shoqërohej në këtë takim nga znj. Marjana Papa, Oficere e Lartë Projekti, dhe znj. Laura Muça, Oficere e Lartë Projekti.

Pasi e uroi Kryetaren Zaçaj për marrjen e detyrës së saj të rëndësishme, z. Dekovi bëri një përshkrim të projekteve aktuale që po zbatohen nën autoritetin e Drejtorive të Përgjithshme të Këshillit të Evropës, shumica prej të cilave si pjesë e Instrumentit Horizontal që synon të mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në përputhjen e tyre me standardet evropiane, duke u fokusuar në tri fusha: (1) Sigurimi i drejtësisë; (2) Lufta kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar; (3) Promovimi i antidiskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve vulnerabël.

Në vijim, Kryetarja Zaçaj e falënderoi z. Dekovi për bashkëpunimin e deritanishëm të zyrës së Këshillit të Evropës me Gjykatën Kushtetuese, si dhe e njohu me prioritet dhe nevojat infrastrukturore dhe të ngritjes së kapaciteteve institucionale. Po ashtu, Kryetarja Zaçaj shprehu dëshirën për vazhdimësinë dhe thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, duke eksploruar fushat dhe projektet që mund të ofrojnë mbështetje dhe partneritet me Gjykatën Kushtetuese.

17 17

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.