Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, z. Silvio Gonzato

Sot, në datën 15.04.2024, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, ka pritur në një takim zyrtar Kreun e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadorin Silvio Gonzato.

Gjatë takimit, Kryetarja Zaçaj ndau me Ambasadorin përpjekjet e vazhdueshme të Gjykatës për të forcuar efektivitetin e vendimmarrjes dhe veprimtarisë së saj, si dhe u ndal te disa prej arritjeve më kryesore të kësaj periudhe si hartimi i Udhërrëfyësit të parë të Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, transmetimi i seancave gjyqësore në live stream, përmirësimi i komunikimit të Gjykatës me median dhe publikun nëpërmjet organizimit të konferencave për shtyp pas vendim-marrjeve më të rëndësishme etj.

Nga ana e tij, Ambasadori Gonzato, duke e vënë theksin në rëndësinë që mbart realizimi me sukses i reformave, si dhe niveli i ndërveprimit me autoritetet publike dhe shoqërinë civile për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, shprehu angazhimin për mbështetjen e veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese, si një institucion kyç për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, promovimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

15 15

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.