Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese znj. Holta Zaçaj, me Ambasadoren e Francës në Shqipëri, znj. Catherine Suard

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, priti sot në një takim zyrtar Ambasadoren e Francës në Shqipëri, znj. Catherine Suard.

Pasi e uroi Ambasadoren Suard për marrjen e kësaj detyre të rëndësishme, Kryetarja Zaçaj ndau me Ambasadoren disa nga iniciativat e ndërmarra nga Gjykata Kushtetuese për realizimin në bashkëpunim me donatorët ndërkombëtarë të projekteve që lidhen kryesisht me modernizimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve, digjitalizimin e arkivës, si dhe hartimin e një udhëzuesi me jurisprudencën e Gjykatës sipas modelit të udhëzuesit të GJEDNJ-së.

Nga ana e saj, Ambasadorja Suard shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin e saj për angazhimin dhe dinamikën e përpjekjeve të Gjykatës Kushtetuese për realizimin e këtyre projekteve, krahas ngarkesës së çështjeve dhe vështirësive që mbart procesi i vendimmarrjes gjyqësore.

Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit me Ambasadën e Francës për forcimin e kapaciteteve aktuale të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë nëpërmjet organizimit të vizitave studimore për këshilltarët ligjorë të kësaj gjykate pranë Këshillit Kushtetues francez, si dhe lehtësimit të aksesit për konsultimin e jurisprudencës së tij, me qëllim thellimin e njohurive dhe të kërkimit shkencor në funksion të vendimmarrjes.

Po ashtu, u diskutuan edhe modalitetet e bashkëpunimit me Ambasadën e Francës në kuadër të organizimit të mbledhjes së Byrosë drejtuese të Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese Frankofone, ku Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është anëtare me të drejta të plota, mbledhja e cila është planifikuar të zhvillohet në Tiranë, në datën 1 shkurt 2024.

22

22

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.