Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me zëvendësit e Ombudsmanit të Republikës së Kosovës, 21 qershor 2018
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar në selinë e kësaj gjykate një delegacion të përbërë nga zëvendësit e Ombudsmanit të Republikës së Kosovës, të cilët shoqëroheshin në këtë takim edhe nga znj. Erinda Ballanca, Avokati i Popullit të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë këtij takimi, z. Dedja bëri një përmbledhje të situatës në të cilën ndodhet aktualisht Gjykata Kushtetuese, duke u ndalur në rëndësinë që mbart reforma në drejtësi, veçanërisht përsa i përket rritjes së besimit të publikut të zakonshëm tek organet e drejtësisë. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Ombudsmanit të Republikës së Kosovës paraqiten në mënyrë të detajuar mënyrën e organizimit dhe funksionimit të këtij organi kushtetues, duke u ndalur në çështjet më të rëndësishme të trajtuara, si dhe në prioritet dhe sfidat për të ardhmen.