Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim i delegacionit të Gjykatës Kushtetuese me znj. lze Brands Kehris, Asistente e Sekretarit të Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut, 18 korrik 2023

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, znj. Holta Zaçaj, dhe i përbërë nga znj. Marsida Xhaferllari, znj. Fiona Papajorgji dhe znj. Marjana Semini, gjyqtare, është pritur në datën 18 korrik 2023, në një takim zyrtar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nga znj. lze Brands Kehris, Asistente e Sekretarit të Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut. Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të të gjitha grupeve dhe individëve si një parakusht thelbësor për paqen afatgjatë, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Po ashtu, u evidentua angazhimi i palëkundur i shtetit shqiptar për të kontribuar në garantimin e respektimit universal të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut pa asnjë diskriminim, edhe në kuadër të paraqitjes së kandidaturës së Shqipërisë për Këshillin e të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024 – 2026.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese shoqërohej në këtë takim nga z. Ferit Hoxha, Ambasador dhe Përfaqësues Permanent i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

 

19 19 19

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.