Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim kortezie me Ombudsmanin e Republikës së Kosovës, 22 qershor 2021.

Sot, më 22.06.2021, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Vitore Tusha, priti në ambientet e kësaj gjykate një delegacion të institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës, i cili, në kuadër të bashkëpunimit institucional me Avokatin e Popullit të Shqipërisë, po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Delegacioni i Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës përbëhej nga z. Naim Qelaj, Avokat i Popullit, znj. Marija Radulovic, zëvendëse e Avokatit të Popullit, si dhe znj. Arta Ibrahimi, shefe e kabinetit, dhe shoqërohej në këtë takim nga znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit e Republikës së Shqipërisë, dhe z. Enio Haxhimihali, shef i kabinetit.
Gjatë takimit u evidentua bashkëpunimi shumë i mirë midis institucioneve të Avokatit të Popullit të të dyja vendeve, ngjashmëritë dhe ndryshimet në kompetencat e tyre, si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë institucional me Gjykatat Kushtetuese respektive në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Palët në takim diskutuan edhe lidhur me rolin që luan institucioni i Avokatit të Popullit për inicimin e gjykimit kushtetues.

 

22    22

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.