| Bookmark and Share

Takim me përfaqësuesen e misionit të monitorimit ROM (Results-Oriented Monitoring)

Në datën 15.10.2012, kryetari i Gjykatës Kushtetuese z. Bashkim Dedja priti në zyrën e tij znj.Renata Duspara, drejtuese misioni e sistemit të monitorimit ROM (Results-Oriented Monitoring), financuar nga Bashkimi Evropian, me të cilën diskutuan për çështje të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese dhe misionit EURALIUS.

Kryetari z.Dedja evidentoi kontributin dhe falënderoi projektin EURALIUS për asistencën e dhënë në rishikimin e ligjit organik të Gjykatës si dhe për forcimin e bashkëpunimit me Tribunalin Kushtetues të Spanjës, i konkretizuar dhe me vizitën studimore të kryer nga një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Spanjë, në fillim të këtij viti.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.