| Bookmark and Share

Takime zyrtare të vitit 2015

Rezultate 1 - 10 / 11
16.11.2015
Në datat 11-13 nëntor, me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë vizitoi Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
02.11.2015
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, priti në një takim, me kërkesën e tyre, një grup përfaqësuesish të Komisionit të Venecias, të cilët gjenden në Shqipëri për të diskutuar me aktorët politikë dhe institucionalë për reformën në drejtësi.
28.10.2015
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në datat 21-23 tetor 2015, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, i përbërë nga kryetarja e kësaj gjykate, znj. Desanka Lopičić, dhe gjyqtarët, z..Dragoljub Drašković dhe znj. Mevlida Muratović, bëri një vizitë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
26.10.2015
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë së Turqisë (JAT), z.Mustafa Artuç, zëvendëspresident i JAT-ës, z.Ahmet Şansal, drejtor departamenti, z.Bahtiyar Çoban, gjyqtar, z.Berat Duman, gjyqtar, z.Abdurrahman Akpınar, z.Muhammet Elmalı, ekspert, z.Mustafa Otluktepe, ekspert, të cilët po zhvillojnë një vizitë pranë Shkollës Shqiptare të Magjistraturës.
08.10.2015
Në datat 6-7 Tetor 2015 një delegacion i Gjykatës së Konflikteve të Juridiksionit të Republikës së Turqisë, i përbërë nga z. Serdar Özgüldür, Kryetar, z. Nuri Necipoğlu, zëvendëskryetar, z.Ufuk Yeşil, sekretari i Përgjithshëm, dhe nga gjyqtarët: znj. Gülten Fatma Büyükeren, znj. Gülşen Akar Pehlivan, z.Selim Şamil Kaynak, z.Taşkin Çelik, znj.Birgül Yiğit, z.Ismail Sari, z.Filiz Budak, zhvilloi një vizitë pune në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
30.09.2015
Në datën 16 shtator 2015, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, zonjën Arta Rama Hajrizi. Z Dedja fillimisht e përgëzoi për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe i uroi suksese në detyrën e re.
23.06.2015
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja priti në një takim pune ekspertët e misionit të Komisionit Europian në Shqipëri në kuadër të ecurisë së reformës në drejtësi. Delegacioni i ekspertëve kryesohej nga z. Gianluigi Pratola.
09.04.2015
Në datën 07 prill 2015, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar një delegacion të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i kësaj gjykate, zoti Enver Hasani, në kuadër të zhvillimit të disa takimeve me personalitetet më të larta të vendit tonë.
02.02.2015
Në kuadër të projektit të përbashkët ndërmjet Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian “Mbështetje e BE-së/KE-së për Eficiencën e Drejtësisë – Med, në bashkëpunim me EURALIUS IV, projekt i financuar nga BE-ja, në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua një takim, ku ishin të pranishëm: zoti Sokol Berberi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, zoti Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, zoti Aleksandër Toma, drejtor Kabineti, dhe zonja Elsa Toska, këshilltare e Kryetarit. Nga Zyra e Projektit të BE-së dhe KE-së ishin të pranishme zonja Anne Sanders, eksperte e projektit, dhe zonja Tea Jaliashvili, menaxhere e projektit.
29.01.2015
Në datën 28 janar 2015, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese z. Bashkim Dedja, priti në një takim të veçantë Kryetarin e Komisionit të Venecias, z. Gianni Buquicchio, i cili më pas u takua edhe me anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese.
Rezultate 1 - 10 / 11

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.