Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Tryezë pune për vlerësimin profesional dhe etik të këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese, 22-23 maj 2023

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim me zyrën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, organizoi tryezën e punës me temë: “Mbi procedurën e vlerësimit profesional dhe etik të këshilltarëve ligjorë të Njësisë së Shërbimit Ligjor në Gjykatën Kushtetuese”.

Aktiviteti u zhvillua në datat 22-23 maj 2023 dhe në të morën pjesë trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe përfaqësues të Prezencës së OSBE-së dhe stafit administrativ të Gjykatës.

Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze është përmirësimi i mëtejshëm i efektivitetit të procesit këshillimor dhe ndihmës të Njësisë së Shërbimit Ligjor si kontribut i drejtpërdrejtë në vendimmarrje.

Në përfundim të tryezës, trupa e gjyqtarëve diskutoi dhe ra në parim dakord lidhur me procedurën e vlerësimit profesional dhe etik të këshilltarëve të kësaj gjykate.

23052023 23052023

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.