Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesisë së Saj Zonjës Yuri Kim në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë

Sot, në datën 16.09.2021, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga zonja Vitore Tusha, Kryetare, zhvilloi një takim zyrtar në ambientet e kësaj Gjykate me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Saj zonjën Yuri Kim.

Gjatë takimit, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara shprehu gatishmërinë e saj për mbështetjen e Gjykatës Kushtetuese, si dhe dëshirën për të pasur sa më shpejt të plotësuar trupën e kësaj gjykate. 

Nga ana e saj, Kryetarja Tusha, pasi e falënderoi sërish Ambasadoren për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rinisjen e veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese dhe përmbushjen me sukses të misionit të saj, evidentoi punën voluminoze të kryer nga trupa e kësaj gjykate me qëllim evadimin e gjithë çështjeve të mbartura, ndjekjen e vijueshmërisë së jurisprudencës dhe evoluimin e saj.

16

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.