Në datat 7-8 shtator 2023, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, znj. Holta Zaçaj, dhe i përbërë nga gjyqtarët znj. Sonila Bejtja, z. Sandër Beci, z. Ilir Toska, z. Gent Ibrahimi, si dhe znj. Thomaida Xhoxhaj, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, zhvilloi një vizitë pune pranë Tribunalit Federal të Zvicrës në Lozanë, Zvicër.
Gjatë takimit me Kryetarin e kësaj gjykate, z. Yves Donzallaz, ai bëri një prezantim të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të Tribunalit Federal dhe më pas u vijua me ndarjen e përvojave respektive nëpërmjet prezantimeve të paraqitura nga gjyqtaret, respektivisht, z. Gent Ibrahimi për “Kontrollin kushtetues të akteve normative” dhe znj. Sonila Bejtja për “Ankimin kushtetues individual”, ndërkohe që koleget zvicerane prezantuan lidhur me temat e “Ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së gjyqësorit” dhe “Publikimin e vendimeve dhe marrëdhëniet me median”.
Kjo vizite krijoi mundësinë për të pasur akses të avancuar në vendimet e Tribunalit Federal të Zvicrës çka është një burim më tepër për procesin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.