Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e një grupi studentësh nga fakultete të ndryshme të drejtësisë në kuadër të “Ditës së hapur në Gjykatën Kushtetuese” e organizuar me rastin e 10 majit “Dita Kombëtare e Drejtësisë”.

Në kuadër të 10 majit “Dita Kombëtare e Drejtësisë”, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e cila ka në fokus mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, priti në ambientet e saj studentë nga fakultete të ndryshme të drejtësisë. Gjatë takimeve të cilat morën formën e një bashkëbisedimi të sinqertë me anëtarët e gjykatës, studentët u njohën me rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese si mjet i përhapjes së kulturës kushtetuese në rendin juridik demokratik.

E ideuar si “Ditë e hapur në Gjykatën Kushtetuese”, të rinjtë  patën mundësi të njihen me nga afër me veprimtarinë e përditshme të Gjykatës Kushtetuese, me mënyrën e organizimit dhe të funksionimit te saj, ambientet ku zhvillohen seancat plenare publike, sallën e bisedimeve etj.

Aktiviteti  “Ditë e hapur në Gjykatën Kushtetuese” u zhvillua edhe në zbatim të Dokumentit Strategjik të Gjykatës Kushtetuese, Planit të tij të Veprimit 2021-2023, dhe vizionit të parashikuar për të dhënë një drejtësi kushtetuese me integritet dhe besueshmëri të lartë nga publiku, duke garantuar respektimin dhe mbrojtjen e dinjitetit të njeriut, të drejtave dhe lirive të tij, si dhe shtetit të së drejtës.

1    2

                              3

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.