| Bookmark and Share

19 Mars 2010

Me ftesë të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, znj. Jasna Omejec, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari i saj, Dr. Vladimir Kristo në datat 18 – 21 mars 2010 po zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar takime të rëndësishme me personalitete të larta të vendit. Gjatë paradites së sotme, ai është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Prof. Ivo Josipović, takim në të cilin, ndër të tjera, është nënvizuar roli që luajnë Gjykatat Kushtetuese respektive në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore  të individit si dhe angazhimin e tij si President i Republikës në konsolidimin e institucionit të Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë.

Më tej, axhenda e kësaj vizite ka vijuar me takimin me Kryetarin e Parlamentit, z. Luca Bebić, ku janë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona. Në këto takime Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë bëri një paraqitje të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe nënvijëzoi bashkëpunimin shumë të mirë të këtyre dy Gjykatave ndër vite.
Gjithashtu, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë ka zhvilluar një takim me trupën e gjyqtarëve kushtetues të Kroacisë, me qëllim shkëmbimin e përvojave të dy institucioneve respektive. Në përfundim të takimit, të dy kryetarët dhanë një konferencë për shtyp për mediat e pranishme në takim.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.