| Bookmark and Share

1 – 2 tetor 2009

Në datat 1 – 2 tetor 2009, në Ankara, Turqi, u mbajt Konferenca e IV-të e Sekretarëve të Përgjithshëm të Gjykatave Kushtetuese, e cila u organizua nga Komisioni i Venecias i Këshillit të Europës, në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Turqisë.

Në punimet e kësaj konferencë morën pjesë z. Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe znj. Ela Elezi, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë.

Temat që u trajtuan në këtë veprimtari ishin:

  • menaxhimi i çështjeve dhe procedura e kërkesave paraprake;
  • përgatitja e vendimeve të gjykatave kushtetuese: roli i sekretarit të përgjithshëm të gjykatës;
  • marrëdhënia me botën e jashtme: e drejta e palëve të treta, e drejta e aksesit në dokumentet zyrtare, publikimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;
  • menaxhimi financiar dhe detyrimet ekonomike.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.