| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Hapja e Vitit të Pestë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 15 Tetor 2014

Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Enver Hasani, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbëre nga z. Gani Dizdari, z. Fatmir Hoxha – anëtarë të kësaj Gjykate dhe z. Kujtim Osmani – Sekretar i Përgjithshëm, mori pjesë në Ceremoninë solemne të Vitit të Pestë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, e cila u zhvillua në Prishtinë në datën 15 tetor 2014.

Në aktivitetin e zhvilluar me këtë rast u mbajtën fjalime nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Lituanisë, z. Dainius Zalimas, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë mag. Miroslav Mozetic, profesori i Universitetit të Bolonjës prof. dr. Luca Mezzetti dhe nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës prof. dr. Fejzullah Hasani.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.