Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Hapja e vitit gjyqësor të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), Strasburg, Francë, 25 janar 2019

Sipas një tradite tashmë të krijuar, me ftesë të z. Guido Raimondi, Kryetar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga znj. Vitore Tusha, anëtare me kompetencat e Kryetarit, dhe znj. Elsa Toska, këshilltare ligjore, mori pjesë në veprimtaritë e organizuara me rastin e hapjes së vitit gjyqësor të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat u zhvilluan në datën 25 janar 2019 në Strasburg, Francë.
 
Seminari i organizuar këtë vit kishte temën: “Forcimi i besimit te pushteti gjyqësor” – 1.“Emërimi, promovimi dhe shkarkimi i gjyqtarëve”, 2. “Strategjitë për ndërtimin e besimit dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve të tjera, me qëllim përmirësimin dhe mbrojtjen e pushtetit gjyqësor”, 3. “Vendimet dhe Opinionet e Veçanta: marrëdhënia komplementare ndërmjet tyre dhe tensionet që krijohen” dhe 4.“Protokolli nr.16”.
 
Seminari vijoi me seancën solemne të hapjes së vitit gjyqësor 2019 të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ku z. Guido Raimondi, Kryetar i Gjykatës, mbajti një fjalë përshëndetëse për të gjithë pjesëmarrësit e ftuar. Në këtë seancë ishte gjithashtu i pranishëm edhe Kryetari i Këshillit Kushtetues të Francës, z. Laurent Fabius, i cili mbajti fjalimin me temë: “Këshilli Kushtetues dhe sistemi i Konventës – roli i ardhshëm i gjykatave kushtetuese gjatë përballjes së tyre me sfidat e kohës, kërcënimet ndaj lirisë dhe shtetit të së drejtës”.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.