| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Konferenca e 16-të gjyqësore ndërkombëtare me temë “Mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet gjyqësori i shekullit të XXI-të”, Berlin, Gjermani, 22-24 maj 2013

Në datat 22-24 maj 2013, u zhvillua në Berlin, Konferenca e 16-të Gjyqësore Ndërkombëtare, e organizuar nga Fondacioni i Familjes Furth, Universiteti i Miçiganit dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES). Tema e Konferencës ishte “Mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet gjyqësori i shekullit të XXI-të”. 

 
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë u përfaqësua në këtë aktivitet nga një delegacion i përbërë nga z.Vladimir Kristo dhe znj.Altina Xhoxhaj, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo Konferencë është një takim i përvitshëm i gjyqtarëve të gjykatave kushtetuese, gjykatave të larta dhe të arbitrazhit nga vende të ndryshme të botës, të cilët mblidhen dhe diskutojnë çështje të rëndësishme lidhur me pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe forcimin e shtetit të së drejtës.


 

 

 

 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.