Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Konferenca e 18-të Gjyqësore Ndërkombëtare, 20 - 22 maj 2015, Antalja, Turqi.

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga znj. Vitore Tusha dhe znj. Altina Xhoxhaj, mori pjesë në Konferencën e 18-të Vjetore Gjyqësore Ndërkombëtare, e cila u zhvillua në Antalja, Turqi, në datat 20 - 22 maj 2015.

Konferenca Gjyqësore Ndërkombëtare (IJC) mbledh së bashku kryetarë gjykatash dhe përfaqësues nga Gjykatat Supreme, Gjykatat Kushtetuese, Gjykatat e Kasacionit dhe Gjykatat e Arbitrazhti të vendeve të ndryshme të botës për të diskutuar rreth çështjeve kyçe që lidhen me krijimin e një gjyqësori të pavarur dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Në sesionet e Konferencës së 18-të Gjyqësore Ndërkombëtare u trajtuan çështjet e mëposhtme:
- E drejta ndërkombëtare në sistemin e brendshëm juridik.
- Menaxhimi i çështjeve dhe roli i gjykatave të larta
- Pavarësia e gjyqësorit dhe influenca e jashtme.
- “Lufta kundër terrorizmit” dhe shteti i së drejtës.
Konferenca Gjyqësore Ndërkombëtare (IJC) është sponsorizuar që në konceptimin e saj nga Frederick P. Furth dhe Fondacioni i Familjes Furth. Kjo Konferencë e 18-të u zhvillua në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Miçiganit, Fondacionin Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) dhe Gjykatën Kushtetuese të Turqisë.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.