Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 27.06.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
 
Kërkues:  Një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës Shqipërisë

Subjekte të interesuara:   Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , Këshilli i Ministrave

Objekt: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i paragrafit 3 të nenit 5 të ligjit nr.8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me ligjin nr.151/2013, datë 30.05.2013.
 
Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të neneve 131/a dhe 134/1/c të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njëzëri
 
VENDOSI:

- Pranimin e kërkesës.

- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të paragrafit 3 të nenit 5 të ligjit nr.8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me ligjin nr.151/2013, datë 30.05.2013.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.