| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Pjesëmarrje e GjykatësKushtetuese të Shqipërisë në Konferencën e Gjykatave Supreme të shteteveanëtare të Këshillit të Europës, - Paris, Francë, 12-13 shtator 2019

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga zonja Vitore Tusha, anëtare me kompetencat e Kryetarit dhe zonja Thomaida Xhoxhaj, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesënë Konferencën e Gjykatave Supreme të shteteve anëtare të Këshillit të Europës, e organizuar nga Këshilli Kushtetues Francez, Këshilli i Shtetit dhe Gjykata eKasacionit me rastin e marrjes nga Franca të presidencës së Komitetit të Ministravetë Këshillit të Europës.
 
Kjo konferencë u mbajt në Paris, në selitë e të tria juridiksioneve të larta franceze, në datat 12-13 shtator 2019, dhe iu kushtua dialogut të gjyqtarëve në lidhje me : (1) të drejtën për zgjidhje efektive përpara një gjykate të pavarur dhe të paanshme; (2) marrëdhëniet mes juridiksioneve kombëtare dhe GJEDNJ-së; (3) lirinë e shprehjes përballë mbrojtjes së jetës private dhe familjare.
 
Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë mori pjesë në sesionin që u mbajt në Gjykatën e Kasacionit, në të cilin u trajtua “Liria e shprehjes përballë mbrojtjes së jetës private dhe familjare”. Ndër çështjet më të rëndësishme që u diskutuan në këtë panel ishin ato rreth kontrollit të ushtruar nga gjykatat supreme mbi vendimet e gjykatave më të ulëta në rastet që kanë të bëjnë me balancimin e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së jetës private; - raportit që ekziston mes lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së jetës private dhezhvillimet e mundshme të ndodhura në këtë drejtim në jurisprudencën kombëtare nën ndikimin e jurisprudencës së GJEDNJ-së; -referimit (citimit) të vendimevetë GJEDNJ-së apo adoptimit të koncepteve dhe formulimeve në jurisprudencën e saj në vendimet e Gjykatave Supreme; - vështirësitë e hasura në zbatimin e kritereve të përcaktuara nga GJEDNJ në rastet e zgjidhjes së konflikteve midis lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së jetës private.
 
Zonja Vitore Tusha mori pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Presidenti i Republikës së Francës zoti Emmanuel Macron, në Pallatin presidencial për kryesuesit e delegacioneve në kuadër të kësaj konference.
 
 
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.