Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar në kuadër të 25-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë, 24 - 25 maj 2017

Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë Prof. Valer Dorneanu, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga z. Fatmir Hoxha, anëtar i kësaj Gjykate dhe znj. Thomaida Xhoxhaj, specialiste e nivelit të lartë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të titulluar: “Një çerek shekulli konstitucionalizëm” e cila u organizua në Bukuresht, në 24 - 25 maj 2017, në kuadër të 25-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë.

Pjesëmarrësit, Kryetarë dhe gjyqtarë të Gjykatave Kushtetuese nga vende të ndryshme si dhe ekspertë dhe akademikë të fushës, ndanë në këtë konferencë përvojat, praktikat dhe opinionet e tyre në lidhje me çështje të drejtësisë kushtetuese.

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.