Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në përvjetorin jubilar të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, 23-24 tetor 2019.

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga z. Eugen Papandile, Sekretar i Përgjithshëm, dhe z. Ermal Tauzi, këshilltar ligjor, mori pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së vitit të ri gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që përkonte gjithashtu edhe me përvjetorin e 10-të të krijimit të kësaj gjykate.

Në këtë ceremoni, që u organizua në Prishtinë, më 23 tetor 2019, ishin të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, përfaqësues nga Komisioni i Venecias, si dhe delegacionet e nivelit të lartë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Turqisë, Republikës Çeke, Portugalisë, Luksemburgut dhe e Maltës.

Në kuadër të përvjetorit jubilar të veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 24 tetor 2019, u zhvillua Konferenca ndërkombëtare me temë: “Sigurimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave të njeriut përmes mekanizmave të drejtësisë kushtetuese: Sfidat e shekullit 21”.

Në kuadër të kësaj konference znj. Vitore Tusha, Anëtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, përgatiti fjalimin e titulluar : “Sfidat e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në mbrojtje të parimeve themelore të Shtetit të së Drejtës”. 
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.