Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në takimin online të Rrjetit të Gjykatave Supreme, forum i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, datë 12 shkurt 2021.

 

Në datën 12 shkurt 2021, znj. Elsa Toska, gjyqtare dhe përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese pranë Rrjetit të Gjykatave Supreme (SCN) – forum i GJEDNJ-së, mori pjesë në takimin e tretë online me temë: “Gjuha e urrejtjes dhe grupet vulnerabël”. 
Në këtë diskutim u prezantuan edhe tema të tjera si: ”Gjuha e urrejtjes dhe qasja e GJEDNJ-së – sfidat aktuale”, “Arkitektura e standardit të arsyetimit nga GJEDNJ-ja”, “Vështirësitë e testit të proporcionalitetit sipas jurisprudencës së GJEDNJ-së”. 
Në përmbyllje u konkludua për rëndësinë e këtij standardi dhe sfidat që e shoqërojnë, por dhe për rolin e rëndësishëm të gjykatave në nivel kombëtar në të kuptuarit dhe të zbatuarit e jurisprudencës së GJEDNJ-së.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.