| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Pjesëmarrje e një delegacioni të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në ceremoninë solemne të Vitit të 4-t Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës


Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof.Dr. Enver Hasani, në kuadrin e inaugurimit të vitit të 4-t gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në datat 14-15 tetor 2013, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga, z.Bashkim Dedja, Kryetar, znj.Vitore Tusha, Anëtare  e Gjykatës, dhe z. Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithshëm, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë.
 

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese mori pjesë në aktivitetet solemne që u organizuan, si dhe zhvilloi takime me përfaqësues të delegacioneve të gjykatave kushtetuese të disa vendeve të rajonit, dhe me personalitete të tjera pjesëmarrëse në këtë ceremoni.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.