Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

SHPALLJE

Në datën 02.04.2024, ora 12:00, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë do të marrë në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh kërkesën e kërkueses Shoqëria “Iliad 1” Sh.p.k., kërkesa me kërkues Shoqëria “Iliad 1” Sh.P.K., me objekt :“ Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2023-1540, datë 19.04.2023 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë”.

Për subjektin e interesuar në këtë gjykim, Edlira Bedini, me adresë : Lagjja “Pavarësia”, pranë parkut të lojrave Vlorë, bazuar në nenin 38, pika 3, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenet 133/a dhe 133/b të Kodit të Procedurës Civile, duke qenë se vendqëndrimi i këtij subjekti të interesuar nuk është i saktë, bëjmë këtë shpallje.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.