Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

SHPALLJE

Njoftojmë se në datën 29.05.2024, ora 10.00, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë do të marrë në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh kërkesën me kërkuese shoqëria “Ferlut” sh.a, me objekt :“ Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-882 (117), datë 08.03.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me traktatet ndërkombëtare në fuqi. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë”, dhe subjekte të interesuara Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Drejtimit Publik, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, Avokatura e Shtetit, shoqëria “Fiduciaria Marche” srl, shoqëria “GPL-Costruzioni Generali” srl, Luigi Fabri dhe Raiffeisen Bank sh.a.

Për subjektet e interesuara në këtë gjykim shoqëria “Fiduciaria Marche” srl, me adresë Viale della Vittoria, 35 CAP 60123, Ancona (AN) Itali , dhe Luigi Fabri me adresë: Frazione Spindoli N.115-Interno, 2 Comune Fiuminata (MC) Itali, bazuar në nenin 38, pika 3, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenet 133/a dhe 133/b të Kodit të Procedurës Civile, duke qene se vendqëndrimi i këtyre subjekteve të interesuar nuk është i saktë, bëjmë këtë shpallje.

Tiranë, më 23.04.2023

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.