| Bookmark and Share

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të Komisionit të Venecias

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese,  Z. Bashkim Dedja priti sot, në një takim zyrtar, Prof. Sergio Bartole, anëtar i Komisionit të Venecias, dhe Z. Schnutz Rudolf Dürr, Drejtues  i Divizionit për Drejtësinë Kushtetuese, në Komisionin e Venecias.

Vizita e përfaqësuesve të Komisionit të Venecias u zhvillua në kuadrin e aktiviteteve të organizuara nga Gjykata Kushtetuese me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
 
Gjatë takimit pjesëmarrësit diskutuan lidhur me çështje të organizimit dhe funksionimit të drejtësisë kushtetuese, si dhe me angazhimin e Komisionit të Venecias në procesin e reformës legjislative në Shqipëri.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.