Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me reporterët e Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës, 20 Nëntor 2018

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, priti sot në mjediset e kësaj gjykate një delegacion të reporterëve të Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës, i cili përbëhej nga z. Jorgen Steen Sorensen, anëtar i Komisionit të Venecias, z. James Hamilton, ish-anëtar zëvendësues i Komisionit të Venecias, znj. Artemiza-Tatiana Chisca, Sekretariati i Komisionit të Venecias, si dhe z. Olsi Dekovi, Shefi i Zyres se KiE-së.

Takimi në Gjykatën Kushtetuese është pjesë e axhendës 2-ditore të delegacionit të Komisionit të Venecias në kuadër të përgatitjes së opinionit për amendamentet kushtetuese për vettingun që përfshin vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar të zyrtarëve të lartë shtetëror, të propozuara nga grupet parlamentare të opozitës.
 
Gjatë takimit Zoti Dedja e njohu delegacionin edhe me ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi, duke u ndalur në veçanti në procesin e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Gjithashtu, Kryetari Dedja pasi vlerësoi bashkëpunimin mes Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias në fushën e drejtësisë kushtetuese, shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vyer dhe ekspertizën e dhënë nga ky Komision.
 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.