Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Takim me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Sh. T. Znj. Susanne Schütz, 24 korrik 2018

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Sh.T. Znj. Susanne Schütz.

Takimi u fokusua në situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese për shkak të mbarimit të mandateve të disa gjyqtarëve, si dhe të shkarkimit të disa prej tyre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në përfundim të takimit, Kryetari Dedja dhe Ambasadorja Schütz deklaruan vazhdimin e mbështetjes së kësaj reforme si e vetmja zgjidhje për rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. Gjithashtu, Kryetari Dedja shprehu një falënderim të veçantë për mbështetjen që fondacionet gjermane si “”Hanns Seidel, GIZ, IRZ, Konrad-Adenauer etj. kanë dhënë për Gjykatën Kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.