| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Takimi i 14-të i Këshillit të Përbashkët për Drejtësinë Kushtetuese i Komisionit të Venecias, Bukuresht (Rumani) 11 - 12 qershor 2015.

 Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë, Këshilli i Përbashkët për Drejtësinë Kushtetuese i Komisionit Europian për Demokracinë nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias) e organizoi takimin e tij të 14-të në Bukuresht, nga 11 deri 12 qershor 2015.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u përfaqësua në këtë takim nga znj. Noela Ruço, Drejtore e Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve.

Pjesëmarrësit ndoqën një sesion trajnimi për përdorimin e bazës së të dhënave të jurisprudencës kushtetuese të Komisionit të Venecias CODICES dhe një mini-konferencë për “Blasfeminë dhe kufizimet e tjera të lirisë së shprehjes”.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.