Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Vizitë e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesisë së Saj Zonjës Yuri Kim, dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian, Shkëlqesisë së Tij Zotit Luigi Soreca, në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Sot, në datën 30.06.2020, Zonja Vitore Tusha, Anëtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Zëvendëskryetare e KED, priti në një takim zyrtar në ambientet e kësaj Gjykate, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Saj Zonjën Yuri Kim, si dhe Ambasadorin e Bashkimit Europian, Shkëlqesinë e Tij Zotin Luigi Soreca.
Gjatë këtij takimi, pasi i falënderoi Ambasadorët për vizitën dhe mbështetjen e tyre të pakursyer, Zonja Vitore Tusha bëri një përshkrim të situatës aktuale të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe shprehu bindjen se përmbushja e funksioneve dhe veprimtarisë së KED në ndjekje dhe respektim të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, dhe rivënia sa më shpejt në funksionim e Gjykatës Kushtetuese janë të një rëndësie primare për të ardhmen e vendit.
Palët pjesëmarrëse në takim diskutuan rreth rolit të rëndësishëm që luan Gjykata Kushtetuese në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të individit, forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Po ashtu, Zonja Tusha shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e SHBA-ve dhe BE-së në mbështetjen e zbatimit të reformës në drejtësi dhe ecjen përpara në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

  foto1

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.